Zhvillohet forumi për veprimtarinë "Lumi Jance me energji të re-Personalitetet e huaja shikojnë Wuhan-in"
Të hënën, në Qendrën e Konferencave të qytetit Wuhan u zhvillua forumi për veprimtarinë "Lumi Jance me energji të re-Personalitetet e huaja shikojnë Wuhan-in", ku morën pjesë drejtues të bashkisë së qytetit, presidenti i kompanisë "CRIOnline", si dhe 11 personalitete të huaja.
Në fjalimin e tij, drejtuesi për promovimin i bashkisë së qytetit Wuhan Li Shuyong tha se Wuhan-i është një qytet me një histori 3500-vjeçare, ku e ka zanafillën kultura chu. Ky qytet, që ndodhet në qendër të Kinës, ka komunikacion shumë të zhvilluar dhe shërben si nyja nr.1 e komunikacionit kompleks ujor, tokësor e ajror të Kinës. 166 liqenet përbëjnë 1/4 e sipërfaqes së përgjithshme të qytetit dhe e bëjnë Wuhan-in qytetin me burimet më të pasura ujore në botë. Me 89 shkollat e larta, Wuhan-i quhet si "qyteti i universiteteve". Duke ndjekur parullën për imazhin e qytetit në epokën e re "Wuhan-i ndryshon çdo ditë!", ai ecën përpara drejt objektivit "Modernizim, ndërkombëtarizim dhe ekologjizim".
"Shkëmbimet dhe miqësia janë synimi i përbashkët i njerëzimit," tha Li Shuyong. Ai shprehu besimin se personalitetet e huaja pjesëmarrëse në këtë veprimtari do të shijojnë nga afër panoramën e bukur të Wuhan-it dhe do të ndiejnë pasionin dhe gjallërinë e banorëve të tij. "Shpresoj se personalitetet e huaja do ta përhapin bukurinë e Wuhan-it në mbarë botën," shtoi Li Shuyong. (Wang Lei)