Kinë: Nis veprimtaria "Lumi Jance me energji të re --- Personalitetet e huaja shikojnë Wuhan-in"
Të dielën pasdite, filloi zyrtarisht në Wuhan të Kinës Qendrore veprimtaria "Lumi Jance me energji të re --- Personalitetet e huaja shikojnë Wuhan-in". 11 personalitete nga Gjermania, Franca, Australia, Irani, Ukraina, Polonia, Shqipëria, Koreja e Jugut, Japonia dhe Tajlanda u ngjitën në anijen turistike "Zhiyin", duke bërë një vizitë mbrëmjesore në lumin Jance dhe duke shijuar kulturën e qytetit Wuhan nën shoqërinë e dritave të bukura buzë lumit.
Tema e veprimtarisë është "Lumi Jance i gjelbër me energji të re" dhe ajo përfshin katër pjesë kryesore: pamja e natës e lumit Jance, Wuhan-i shumëngjyrësh, Wuhan-i inovativ dhe kultura e Wuhanit. Nëpërmjet kësaj veprimtarie, personalitetet e këtyre vendeve mund të njohin plotësisht kulturën dhe zhvillimin e qytetit Wuhan. Në të janë paraqitur kryesisht zhvillimi ekologjik dhe i gjelbër me energji të re, duke filluar promovimin në multimedia.
Personalitetet e huaja të ftuara për këtë veprimtari përbëhen nga gazetarë, drejtues emisionesh, udhëheqës të sektorit kulturor dhe inovativ, ekspertë të instituteve studimore dhe artistë. Gjatë vizitës 4-ditore, nëpërmjet platformës "CRI online" dhe platformës personale vetëmediale, ata me syrin e "të huajit", do t'i tregojnë botës një Wuhan plot me gjallëri dhe shpresë, pozitiv dhe me zhvillim të gjelbër.(Jiang Lei)